Zjarret në apartamente: Sa kushton sigurimi? Ponari: SIGAL dëmshpërblen në kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas statistikave në Shqipëri ndodhin rreth 500 zjarre në vit si pasojë e pakujdesisë brenda ambienteve të shtëpisë. Bombolat e gazit , luhatjet e tensionit, cilësia e dobët e punimeve elektrike kanë qenë shkaqet më të zakonshme të këtyre zjarreve.

Apartamente të shkrumbuara, prona, dyqane, dëmtime të komshinjve kanë sjellë pasoja të jashtëzakonshme për mundësitë financiare të të dëmtuarve.

Rasti i fundit në Vlorë, ku një apartament në rrugën “Pavarësia”  u shkrumbua nga flakët, e ilustron qartë rrezikun që i kanoset çdo pasurie.

Po sa janë shqipatrët të ndërgjegjësuar për rrisqet që mundet tu vijnë banesave të tyre nga zjarri tërmeti, përmbytja? Ja çfarë tha zoti Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL:

Kohët e fundit po ndodhin shumë ngjarje, veçanërisht zjarre, por edhe përmbytje, breshër, por edhe fatkeqësi të tjera natyrore. Si rezultat i ndryshimeve klimaterike, ngjarjet janë bërë të zakonshme.

Ajo që sot ndodh në qytetet e Shqipërisë, është një fenomen jo pak i zakonshëm. Shumë apartamente digjen nga bombolat e gazit, nga ndryshimet e tensionit, për të cilat natyrisht që ka zgjidhje, por që teknikisht duhet bërë kjo nga organet kompetente.

Këto zjarre që ndodhin sot në Shqipëri, krijojnë disa shqetësime. Përveç humbjes së apartamentit të një personi, krijon edhe konflikt me fqinjët, lart, anash, por edhe me pallatin. Pra vlera e dëmit është e konsiderueshme. Por nëse ke një policë sigurimi dhe je i siguruar, atëherë përfitimet janë në normalitetin e zakonshëm.

Ti përfiton vlerën e dëmit të shkaktuar në apartamentin tënd, por nga ana tjetër do përfitosh edhe mbulimin për apartamentet e tjera për dëmin që u ke shkaktuar ti të tjerëve si rrjedhojë e këtij zjarri”,  ka thënë ndër të tjera z. Ponari.

Lexo edhe :  “Janë kursyer 20 mln euro”, tenderët e qeverisë, Gonxhja: Kemi ulur kostot

A kushton shumë të sigurosh pronën?

“Sigurimi i Apartamentit kushton vetëm 50 mijë lekët të vjetra në vit. Një vlerë shumë e vogël. Përfitimet janë të jashtëzakonshme, primi i sigurimit është më i ulti në Europë dhe garancitë janë shumë të mëdha, sepse kjo industri dhe SIGAL në veçanti, ka treguar që misioni i tij është të paguajë në kohë dhe sa më shpejt dëmet e shkaktuara dhe dëmet e ndodhura nga këto fatkeqësi”, shton Ponari.

Për më shumë informacione, mos ngurroni të kontaktoni për t’ju orientuar drejt zgjidhjes më të përshtatshme për ju.

Whatsapp: 0686062829

e-mail: info@uniqa.al

web: sigal.com.al

Të fundit

Kritere të reja për operatorët turistikë/ Duhet të kenë drejtues teknik të kualifikuar

SHQIPËRI- Në prag të çeljes së sezonit turistik qeveria ka vendosur që të rrisë standardet dhe mënyrën e funksionimit të...

Çfarë ndodh me trupin tonë kur flemë më pak se 6 orë?

Sipas një studimi të ri, personat e moshës së mesme me diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës ose një histori goditjeje janë në...

Fletë gjigante për votimet, si do garantohet fshehtësia!

Më 11 maj shqiptarët do të votojnë në një fletë të madhe, përtej asaj që kemi parë në zgjedhjet e kaluara. Janë 11 subjekte elektorale...

Strehimi social/ Çfarë përmban plani i qeverisë

Qeveria shpalos planin ambicioz për strehimin e familjeve shqiptare përmes programeve të strehimit social dhe një fondi të dhjetëfishuar. Një gjë e tillë do të...

“Para se të vish, hiqi morrat e kënetës”, Rama i lë “derën hapur” Dash Sulës?

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje deputetit demokrat Dashnor Sula, i mbetur tashmë pa një parti politike për të kandiduar në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV