‘Muhabet kënete…!’/ Rama ironizon përsëri Berishën me bufat e kënetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironuzuar përsëri ditën e sotme (20 mars) me një video-postim në rrjetin social Facebook, kreun e PD-së, Sali Berisha.

Me një pamje të tre bufave, kreu i mazhorancës i ka vënë në sfond pjesë nga një fjalim i radhës i Berishës, ku flet për “sakrifica, padrejtësi dhe mangësi”.

Shefi i qeverisë socialiste e ka përshkruar këtë episod të radhës me batutën: “Muhabet kënete…”.

Teksa në sfond është edhe pjesa e fjalimit të Berishës:

“Kam ndjeshmëri të veçantë për sakrificën, privacionin, padrejtësinë… të trija së bashku. Por mos na errësojnë mangësitë, atë ç’ka kemi para, përpara kemi një shans të vërtetë…”/E.T

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV