Opozita në Serbi kërkon një qeveri tranzicioni. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një deklarate në parlamentin serb nga anëtarë të partive opozitare në parlement.
Opozita në Serbi kërkon një qeveri tranzicioni. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një deklarate në parlamentin serb nga anëtarë të partive opozitare në parlement.
Kreu i Lëvizjes Popullore të Serbisë Miroslav Aleksiç, propozoi publikisht krijimin e një qeverie të përkohshme. Aleksiç kërkoi që propozimi të shqyrtohet dhe të miratohet sa më parë.
Qeveria e tranzicionit sipas propozimit, cilësohet si një qeveri e besimit popullor dhe do të qëndrojë në detyrë për 9 muaj me detyrën për të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe ta çojë atë drejt zgjedhjeve të besueshme.
Opozita serbe thotë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet dhe beson se shumica e qytetarëve nuk kanë besim tek puna e organeve të qeverisë aktuale.
Sipas deklaratës së kësaj të enjteje, opoizita vlerëson duke marrë parasysh dhe protestat disa mujore se edhe aktorët opozitarë jashtë parlamentin ndajnë të njëjtin qëndrim me ato në parlament.
Në Serbi këtë javë parlamenti njohu dorëheqjen e kryeministrit Milosh Vuçeviç. Kryetarja e parlamentit, Ana Brnabiç tha se partia në mazhorancë ka kohë deri në 18 prill për të formuar një qeveri të re, përndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme./k.k