Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u takua sot ”me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën, sigurinë energjetike dhe përparimin në zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ajo në një postim në Twitter.
Gjatë samitit të liderëve të BE-së, Plenkoviç ngriti temën e Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.
Kërkesa, sipas vetë Plenkoviqit, u pranua nga liderët, prandaj çështja duhet të jetë në rend dite në samitin e ardhshëm.
“Ne diskutuam për forcimin e sigurisë energjetike, diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rolin e rëndësishëm të Kroacisë si një qendër energjetike për shpërndarjen e naftës dhe gazit në këtë pjesë të Evropës”, postoi Plenkoviç në platformën e mediave sociale X.
Ai shtoi se ata gjithashtu “prekën situatën në Bosnjë-Hercegovinë, ku është thelbësore të lehtësohen tensionet politike, të ruhet stabiliteti dhe të vazhdojnë reformat në rrugën evropiane”.
Pas samitit, Plenkoviç deklaroi se liderët e BE-së do të zhvillojnë një diskutim serioz për zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore në takimin e tyre të ardhshëm.
“Unë u kam thënë kolegëve të mi se duhet të kemi një diskutim serioz në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian për situatën në fqinjësinë tonë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, e cila u pranua”, tha Plenkoviç pas samitit të BE-së në Bruksel./k.k