“2 shtriga këmbëngulëse”/ Rama kritika deputetëve të PS: S’u keni qëndruar pranë njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me deputetë dhe kandidatë për deputetë të PS në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka lëshuar kritika ndaj deputetëve aktualë të PS-së, për të cilët tha se nuk i kanë qëndruar sa duhet afër komunitetit vlonjat.

Kjo ka bërë sipas Ramës që thuajse e gjithë lista e mbyllur e kandidatëve të PS në Vlorë të ndryshojë.

Ai përmendi edhe dy kandidatet për deputete të PS-së në Vlorë, që sipas tij, do të jenë ‘2 shtrigat’ që sipas tij, që të punojnë për hapjen e kësaj force politike.

“Ne na është dashur të bëjmë një ndryshim total të skuadrës. Deputet që përtej faktit që nga pikëpamja personale, unë i konsideroj miq, por që nuk kanë rrezatuar asgjë në raport me atë që duhet të rrezatonin këtu në Vlorë dhe mbi të gjitha që nuk kanë krijuar dot me njerëzit dhe për njerëzit atë sinergji mes të qenit qytetar që ndajnë të njëjtën hapësirë dhe të qenit përfaqësues të tyre, duke iu gjendur pranë, duke iu qarë hallin nëse nuk ua zgjidhin dot, etj.

Për këtë më vjen keq dhe them për të gjithë vlonjatët këtë, sepse çfarë ndodh në këtë qytet dhe si sillemi ne në këtë qytet rrezaton edhe në territoret e tjera. Nuk kam parasysh Damianin këtu, sepse ka shumë angazhime të tjera në Tiranë, por e kam me ata deputetë që duhet të rrinë këtu dhe të angazhohen këtu.

Dua të besoj që nga ata që janë në listën e mbyllur dhe këtu kam parasysh qoftë Erionën, qoftë Zamirën, që dua të besoj që do të jenë pika referimi këtu në qytet për njerëzit dhe do të jenë gjithashtu 2 shtrigat këmbëngulëse për të nxitur hapjen e PS”, tha Rama./e.t

Të fundit

3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të...

Foto-Video Ekskluzive/ Me Vuçiç Serbia nuk hyn në BE

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Nga Monada Mehmetaj Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e...

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombulës së gazit në banesën...

U zu nga masivi i dheut / Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë...

Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit!

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka njoftuar një dhurim historik prej 200 miliardë dollarësh për të luftuar varfërinë dhe për të mbështetur ata që...

Lajme të tjera

Web TV