Ruajtja e një stomaku të sheshtë dhe një shëndeti të mirë është një prioritet i përditshëm për shumë njerëz. Ushqimet që konsumohen luajnë një rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim.
Arrat, bishtajoret, drithërat dhe farat janë sugjeruar nga ekspertët si disa nga ushqimet më të mira për të mbajtur trupin në formë.
Megjithatë, ato kanë shkaktuar edhe polemika për shkak të kalorive të larta që përmbajnë.
A duhet të shqetësohemi për kaloritë, apo është më e rëndësishme të fokusohemi në vlerat ushqyese të këtyre ushqimeve?
Një grusht arrash përmban rreth 30 gram, që është një sasi mesatarisht e konsiderueshme dhe përmban midis 160-180 kalorive.
Kjo sasi mund të duket e lartë për ata që po përpiqen të humbin peshë, por vlerat e arrave janë shumë më e lartë se kaloritë e thjeshta që ndodhen në ushqimet e tjera.
Për shembull, një sasi e ngjashme me patatina të skuqura (rreth 45 gram patate të skuqura të pastra) përmban më shumë se 200 kalori bosh, pa ndonjë vlerë ushqyese reale.
Ky është një moment ku arrat dallohen dhe bëhen një zgjedhje më e mençur.
Eksperti i mjekësisë funksionale, Dr. Mark Hyman, thekson se arrat mund të ndihmojnë në humbjen e peshës nëse konsumohen në mënyrë të moderuar.
“Arrat vërtet mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë, por, si për çdo gjë tjetër, doza është relative,” shpjegon Dr. Hyman.
Ky mendim thekson rëndësinë e cilësisë së kalorive që konsumohen, më shumë se thjesht sasia e tyre.
Një tjetër çështje që lidhet me arrat dhe farat është përmbajtja e yndyrnave.
Disa lloje yndyrnash, si omega-6, janë të njohura për ndikimin e tyre pro-inflamator, dhe këto yndyrna mund të kontribuojnë në rritjen e inflamacionit kur konsumohen në sasi të mëdha nga burime të papërshtatshme, si vajra të rafinuar.
Megjithatë, Dr. Hyman thekson se këto yndyrna janë të nevojshme për trupin, por duhet të vijnë nga burime natyrale.
Ai rekomandon arrat, farat e lirit, farat e kërpit dhe farat chia, të cilat përmbajnë një ekuilibër të shkëlqyer të yndyrnave omega-3 dhe omega-6 për të mbajtur shëndetin optimal.
Në këtë aspekt, është e qartë se arrat dhe farat janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata që duan të ruajnë një trup të shëndetshëm dhe të sheshtë.
Sidoqoftë, konsumi i tyre duhet të jetë i moderuar, duke u fokusuar gjithmonë në vlerat ushqyese që ata ofrojnë për trupin./ S,M