Rrebeshe dhe reshje shiu/ Meteorologia tregon surprizat e motit për javën në vazhdim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji mars do të mbyllet me reshje shiu. Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja tha se moti i paqëndrueshëm do të jenë prezent në të gjithë territorin gjatë kësaj jave. Sot, nesër dhe të mërkurën do të ketë rrebeshe shiu kryesisht në veri dhe qendër, ndërsa duke nisur nga e enjtja dhe e premtja reshjet do të shtrihen në gjithë territorin. E shtuna dhe e diela do të sjellë zvogëlimin gradual të reshjeve.

Temperaturat ditën e sotme paraqiten të larta, deri në 22 gradë celsius për vlerat maksimale në zonat e ulëta, duke nisur nga nesër temperaturat maksimale do jenë deri në 18 dhe do vijnë gradualisht në rënie. Problematikë e theksuar gjatë kësaj jave mbetet parametri i erës dhe stuhitë detare, sot era ka shpejtësi deri në 75 km/h, deti sot është 7 ballë, ndërsa e premtja dhe fundjava e zbut intensitet e erës./    S,M

Të fundit

‘Basti’ i Tedi Blushit: Ilir Meta në 11 maj do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili...

‘Deputeti u hoq nga lista! Rama ironizon Balliun dhe e paralajmëron me bufin e kënetës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ironizon programin e PD-së për zgjedhet e 11 majit përcjellë nga viedomesazhi i kandidatit të PD-së,...

Vlen sa 1 mijë muaj/ Vlera dhe rëndësia e Natës së Kadrit në muajin e Ramazanit

Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit...

Të dëgjosh muzikë pa kufje…ambicia e fundit e shkencës!

Të dëgjosh muzikë pa kufje, por me rreze ultratinguj. Një grup kërkimor po përpiqet të arrijë këtë rezultat, duke sjellë revolucion në fushën e teknologjisë....

Media italiane: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime ëndrrash

Nëse nuk doni të shpenzoni shumë për pushimet tuaja, ne ju rekomandojmë destinacionet më të përshtatshme për pushime në vitin 2025, shkruan Alessandro Molteni...

Lajme të tjera

Web TV