Kryeministri Rama telefonon Ballën live, zbardh axhendën e takimeve në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në komunikimin live me qytetarët, Rama telefoi drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Ballën, për të folur për takimin shqiptarët në Kretë.

“Do të kemi takimin e parë në Hania, një ndër qytetet më të mëdha të Kretës, ku jeton prej shumë vitesh një komunitet i madh shqiptar. Në fakt, prej shumë vitesh në të gjithë Kretën jetojnë 35-45 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të këtij ishulli, që është një destinacion kryesor turistik për Greqinë. Ndërsa në Hania jetojnë dikur 10-14 mijë shqiptarë, që janë shumë të integruar dhe të përfaqësuar edhe në organet e qeverisjes vendore. Takimi në Hania do të zhvillohet në një pallat sporti, ku do të marrin pjesë shumë shqiptarë, do të takohemi dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare aty, pa asnjë dallim të majtë apo të djathtë sepse në fund të fundit, kjo është për ta një vizitë historike që për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Kjo është në 29 pasdite në orën 18:00.

Më pas do të kemi një takim tjetër me bashkatdhetarë që jetojnë në Athinë. Greqia është e dyta pas Italisë për numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar për të votuar në 11 maj. Dy javë më pas, kthehemi në Itali për të pasur një takim. Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos sepse ajo është pika që i bashkon të gjithë”, tha Rama./    S,M

Të fundit

Manastirliu: Kredi me zero interes për 90 mësues, afati i aplikimit deri më 9 prill

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se edhe këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve...

Paralajmëron Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik,...

Depresioni pas lindjes: Si ndikon në zakonet e të ushqyerit të fëmijës

Deri në 25% e nënave të reja vuajnë nga depresioni pas lindjes , i cili mund të ndikojë ndjeshëm në sjelljen e tyre si...

TikTok mbyllet në celularë, cili do të jetë hapi i radhës!

Tik Tok, platforma më e njohur e rrjeteve sociale mes të rinjve nga dje nuk mund të hapet në rrjetet mobile në Shqipëri. Në një...

Skandali në Shtëpinë e Bardhë, a po ngushtohet laku kabinetit të Trump?

Laku po ngushtohet rreth Mike Waltz dhe Pete Hegseth, dy nga figurat kyçe mes dhjetëra burrave dhe grave të afërt me presidentin amerikan, të...

Lajme të tjera

Web TV