Komisioni Rregullator miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 12, datë 30.12.2020, për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Komisioni Qendror i Zgjedhje bëri me dije se këto vendime u morën gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Rregullator.
Ndryshimet e miratuara synojnë:
1. Të përforcojnë rolin e Policisë së Shtetit si garant i rendit dhe neutralitetit zgjedhor, përmes detyrimit për ndërhyrje të menjëhershme në rast sinjalizimi dhe ndalimit të veprimeve kërcënuese ose presionit në një perimetër prej 150 metrash;
2. Të dekurajojë çdo prani të paautorizuar përreth qendrave të votimit për të shmangur presionin ndaj zgjedhësve.
Ky vendim adreson rekomandimet e organizatave të shoqërisë civile dhe të OSBE-ODIHR-it për praninë e personave të paautorizuar në afërsi ose brenda ambienteve të qendrave të votimit si dhe adreson disa paqartësi në zbatimin e rregullave ekzistuese./ S,M