Megi Fino, vajza e Bashkim Finos, e ka kujtuar të atin në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mallin dhe mungesën e tij, edhe pse kanë kaluar katër vite nga ndarja e tij nga jeta.
Në një foto të publikuar, ajo ka shprehur ndjenjat e saj, duke theksuar se praninë e të atit e ndjen çdo ditë dhe se ai vazhdon të jetë forca dhe mbështetja e saj më e madhe.
“Katër vite pa ty, por çdo ditë ndiejmë praninë tënde. Si gjithmonë, je mbështetja dhe forca ime më e madhe. Na mungon pafund,” ka shkruar ajo krahas imazhit të tij.
Përveç kësaj, ajo ka ndarë edhe një shprehje të Ben Blushit për Bashkim Finon, duke e përshkruar atë si një njeri që e bënte çdo humbje të ndjehej si një fitore, qoftë në një lojë, një ndeshje apo në zgjedhjet politike.