Në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin këtë të shtunë ishin të ftuar 4 kandidatë të cilët janë pjesë e listave për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Duke qenë nga të gjitha anët e spektrik politik, kandidatët shprehën opinionin e tyre për programet, situatën politike në vend dhe fituesin e këtyre zgjedhjeve.
Ethem Aga, i renditur si kandidat i Tiranës në listën e PD, deklaroi se ka motivimi i njerëzve ka qenë ai që e ka shtyrë për të kandiduar në këto zgjedhje. Njësoj si lideri i tij, ai mendon se diaspora do të bëjë diferencën në këto zgjedhje.
“Ka disa javë që bëj fushatë. Kam parë njerëz të motivuar. Kam shkuar në Petrelë, Vaqarr dhe kam parë njerëz të motivuar. Kjo më ka bërë që të kthehem. Jam përfaqësues i diasporës në këtë listë. Diaspora është më e motivuar se kurrë për ndryshim. Do të bëjë diferencën dhe unë mendoj që 2025 do të jetë viti i diasporës”, tha Aga.
Ibrahim Disha, është pjesë e Nismës Shqipëria Bëhet në 11 maj. Ai rrëfeu se gjithmonë ka dëshiruar të kontribuojë në Shqipëri dhe këtë gjë e ka bërë dhe me aplikimet që ka bërë për të qenë pjesë në institucionet e reja të drejtësisë. Kandidati tregon se i kanë mjaftuar dy telefonata për t’iu bashkuar Nismës bëhet.
“Kam tentuar të hyjë për vettingun këtu. Por u rrëzova pasi më thanë që nuk kam 15 vjet si jurist, por unë e kaloja. Aplikova për BKH dhe kam mbaruar shkollën më të lartë për oficer policie. Nuk e kundërshtova. Tani e vendosa në janar që të vij. Jam shumë i lidhur me problemet politike në Shqipëri. Tirana është një kryevepër e Ballkanit. Nuk ka një diskutim për të mirën e shqiptarëve. Mendova që me kapacitet që kam të aplikoj te Shqipëria Bëhet. Ishte një proces i shpejt, pati dy biseda telefonike dhe ja ku jam kandidat”, tha Disha.
Kandidatja socialiste në qarkun e Vlorës, Mjaftesa Sulaj ka vendosur të braktisë Amerikën për të qenë në listat e mazhorancës. Ajo shikon ndryshime në vend dhe një program qeverisës të denjë nga ana e qeverisë për këtë mandat të ri që synon.
“Unë jam kthyer për pak kohë në Shqipëri për të qëndruar një muaj dhe pashë një ndryshim drastik edhe për shkak të politikave të ndjekura. Dua të kontribuoj në promovimin e Vlorës. Me kryeministri Rama, vendi ka patur një zhvillim të madh. Administrata ka ndryshuar. Punësimet janë më reale, më të drejta, më efikase. Jemi një vend në zhvillim, nuk duhet të jemi kaq skeptikë. Unë jam futur në punë me aftësitë e mija, pa i dhënë lekë askujt. Nëse do të shikoni programin, mund të shihni rritjen e rrogave, pensioneve… ka gjëra shumë në program”, u shpreh Sulaj.
“Kaubojsi” Eduard Ndocaj, do të jetë pjesë e Koalicionit Euroatlantik në këto zgjedhje. Në A2 CNN, Ndocaj kërkoi pensionimin e Berishës dhe Ramës dhe Bashën kryeministër.
“Më intereson rrotacioni. Dy individë e mbajnë peng vendin. Kemi mbi 1 milionë shqiptarë të larguar në 12 vite. Kjo na ndan me Ramën. Unë jam ndarë me të që në 2014. Bën dhe një ligj antikushtetues me lista të mbyllura. I shoh në lista që nuk do të dalin deputetë kurrë. Kemi Berishën që tani duhet të merret me nipër e mbesa pasi është 81 vjeç. Ai duhet të ishte para drejtësisë. Basha e meriton të jetë. Ka shumë arsye”, tha Ndocaj./e.t