Çmimet e makinave do të rriten, Trump: Nuk më intereson aspak, të blihet vetëm në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk i intereson aspak nëse çmimet e makinave do të rriten pas vendosjes së tarifave prej 25 përqind ndaj automjeteve të prodhuara jashtë vendit.

Disa analistë kanë paralajmëruar se takimi ndaj bizneseve që importojnë automjete mund të çojë në mbyllje të përkohshme të një sërë kompanive prodhuese në SHBA, të rrisë çmimet dhe dëmtojë marrëdhëniet me aleatët.

Por duke folur për NBC të shtunën, presidenti tha se shpresonte që prodhuesit e huaj t’i rrisnin çmimet në mënyrë që amerikanë të bëjnë prodhime vendase.

“Kemi plot të tilla”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. Trump njoftoi të mërkurën taksën e re ndaj automjeteve dhe pjesë që hyjnë në SHBA nga jashtë, e cila do të nis të aplikohet nga 3 prilli. Kur u pyet se cili ishte mesazhi qe u përcillte bosëve të automjeteve, ai u përgjigj:

“Mesazhi im është; urime, nëse bën makina në SHBA do të fitosh shumë para”. Tarifa prej 25 përqind ndaj makinave të importuara u implementua përkohësisht në fillim të marsit pas thirrjeve të prodhuesve kryesorë në Amerikën e Veriut si Fordi, GeneralMotors dhe Stellantis.

Por Trump tha për NBC se nuk ka ndërmend të shtyjë më tej vendosjen e tarifave të reja, dhe tha se do të konsideronte negociata të mundshme me shtetet vetëm nëse, siç tha, njerëzit do t’i jepnin Amerikës gjëra me vlera shumë të mëdha./k.k

Të fundit

Rreziku nga inteligjenca artificiale, ekspertët: Do të rris papunësinë

Inteligjenca artificiale po bëhet gjithmonë e më e pranishme në jetën njerëzore. Avancimi i saj shihet edhe si një...

Pse bien flokët? Shkaqet kryesore dhe si të ndihmon Nobi Hair në rikthimin e tyre

A po të bien flokët më shumë se zakonisht? Nuk je vetëm. Rënia e flokëve është një shqetësim i zakonshëm që prek meshkuj dhe femra...

“Molla e ndaluar”/ TikTok shikohet tre herë më shumë pas vendimit për bllokim

Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka shtuar dëshirën e shqiptarëve të harxhojnë më tepër kohë në këtë platformë. Brenda pesë ditëve, numri i...

Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar

Një votë më shumë të çon në Parlament. Ky rregull i Kodit Zgjedhor që është në fuqinë zgjedhjet e 11 majit ka futur në...

Zgjedhjet e 11 majit, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR takohet me Celibashin

Kreu i delegacionit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan...

Lajme të tjera

Web TV