Sulm ndaj Metës? Basha: Pasuritë e vjedhura të shqiptarëve janë edhe jashtë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, nga Londra ku mbajti një takim me emigrantët, duket se ka ‘thumbuar’ Ilir Metën, duke i përmendur pronat në Londër. Basha thotë se pasuritë e vjedhura të shqiptarëve nuk janë vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj, duke shtuar se disa kanë  “prona dhe dyqane në Londër”.

“Angazhimi ynë në 1 qershor, është themelimi i njësisë së rikuperimit të pasurive të vjedhura. Pasurive të vjedhura të shqiptarëve. Dhe këto pasuri, siç e dini fare mirë ju vëllezërit dhe motrat tona në Londër, nuk janë vetëm në Shqipëri, nuk janë vetëm në Tiranë apo në bregdet, janë dhe jashtë Shqipërisë. E dini fare mirë ju.

Janë dhe këtu në Londër. Dyqane, prona të patundshme. Politikanëve shqiptarë me 2 mijë euro në muaj sa dyqane mund të blesh në Londër? Sa biznese të suksesshme mund të kesh në Londër me 1800 euro në muaj saç është rroga e drejtorit të tatimeve? Se i bie që çmimet këtu të jenë më të ulëta se në Pukë. Apo jo? Unë e di që në UK, është pak më shtrenjtë se në Pukë, apo jo? E pra, nëjsia e rikuperimit të pasurive të vjedhura ka këtë detyrë: Të gjurmojë me mjete active të hetimit pasuritë e politikanëve të korruptuar shqiptarë që në fakt nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë tuaja, janë pasuritë e të afërmve tuaj.”, u shpreh Basha. /k.k

Të fundit

Rreziku nga inteligjenca artificiale, ekspertët: Do të rris papunësinë

Inteligjenca artificiale po bëhet gjithmonë e më e pranishme në jetën njerëzore. Avancimi i saj shihet edhe si një...

Pse bien flokët? Shkaqet kryesore dhe si të ndihmon Nobi Hair në rikthimin e tyre

A po të bien flokët më shumë se zakonisht? Nuk je vetëm. Rënia e flokëve është një shqetësim i zakonshëm që prek meshkuj dhe femra...

“Molla e ndaluar”/ TikTok shikohet tre herë më shumë pas vendimit për bllokim

Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka shtuar dëshirën e shqiptarëve të harxhojnë më tepër kohë në këtë platformë. Brenda pesë ditëve, numri i...

Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar

Një votë më shumë të çon në Parlament. Ky rregull i Kodit Zgjedhor që është në fuqinë zgjedhjet e 11 majit ka futur në...

Zgjedhjet e 11 majit, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR takohet me Celibashin

Kreu i delegacionit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan...

Lajme të tjera

Web TV