“Gregu ishte në koma, nuk dihej nëse do kthehej!”/ Rama rrëfen momentin e vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të vështirë të jetës së tij, kur i biri ishte në një situatë dramatike shëndetësore. Përballë kryepeshkopit Joan, në podcastin “Flasim”, Rama ka rrëfyer ankthin që përjetoi vite më parë për jetën e të birit dhe faktin që mjekja e cila e trajtonte, lutej për shëndetin e pacientëve.

“Më rikthehet një ngjarje e jetuar me mjeken që kuronte tim bir, i cili kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, edhe faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me mjeken ndërsa djali ishte në koma dhe i them “Po tani?”
Më thotë “24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që sdo kemi asnjë lajm”.

24 orët e para ishin tmerr, në çdo moment mund të ndodhë që të dalë dikush nga ajo zona e reanimacionit e të thotë…
Kur i thashë “Si vazhdon?”, ajo ngriti kokën dhe bëri me dorë…
I thashë ‘Çfarë po më tregon tavanin? Unë po flas me një shkencëtare, jo me një prift’.
Dhe më tha: Në këtë kat, (ishte kati i fëmijëve me kancer) unë kam parë gjëra që shkenca nuk m’i ka shpjeguar dot akoma.

Kishte një Kapelë spitali dhe ajo sillte njoftime që në x orë unë bashkë me ekipin do të lutemi për Gregun, ose edhe për fëmijë të tjerë.
I thashë ‘Çfarë është kjo histori që shkoni e luteni në Kapelë, çfarë lidhje ka kjo me terapinë?”
Më tha, “E kemi të nevojshme, ndihemi shumë mirë kur e bëjmë, marrim energji”. Ishte qartësisht një njeri që besonte.
Më thoshte “Quaje si të duash, unë di që ka mister dhe nga ajo zonë e misterit vijnë në këtë kat gjëra që nuk i parashikon dot, ose nuk i shpjegojmë dot më mbrapa”, tregoi Rama./e.t

Të fundit

Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku foli rreth përgatitjeve të...

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga burimet kryesore të informacionit për miliarda përdorues. Sipas të dhënave...

Diell dhe ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i...

Rama dhe Berisha nisin sot fushatën/Publikohet harta e zonave ku krimi ndikon në zgjedhje

Politologu Afrim Krasniqi ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së...

Flasim për njeriun human, kur historia flet me armë

Nga Leonard Veizi   Flasim gjithë ditën e ditës për humanizëm, të qenit human. Madje edhe natën nuk e kursejmë për të tilla biseda jetësore, thelbësore,...

Lajme të tjera

Web TV