Shqiptarët 33 mln euro fitim nga rrjetet sociale/ Ja platforma që sjell shumë të ardhura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të prodhuarit përmbajtje për rrjetet sociale por edhe realizimi fitimeve prej tyre, tashmë është përhapur gjerësisht edhe në Shqipëri.

33 milionë euro janë realizuar në Shqipëri në 2024 sipas Administratës tatimore, e cila verifikoi shumën, nga pagesat me bankat të individëve për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj. Sipërmarrësi digjital Arbër Kadija tregon mënyrat se si fitojnë këta individë të ardhura që arrijnë edhe vlera të kënaqshme.

“Nëse flasim për tregun shqiptar vlera e një konsumatori është e ulët ndërsa amerikani mund të shkoj deri në 50 cent 1 dollarë. Një person që ka miliona shikime bëhet i vlefshëm për platformën e cila i jep një përqindje të fitimeve të veta. Mënyra tradicionale është kontratat me bizneset lokale, ose siç janë platformat Youtube, TikTok. Aktualisht platforma që jep më shumë është Google dhe Youtube dhe jo TikTok. Një video në Youtube kur e shohin nga jashtë sjellin shumë fitime”, tha Arbër Kadija, sipërmarrës dixhital.

Fitimet e shqiptarëve sipas ekspertëve të tregut, janë edhe më të larta pasi llogaritë e tyre nuk rezultojnë të regjistruara në Shqipëri.

Për të monetizuar dhe platformat e tjera më shumë i regjistrojnë jashtë se shikuesi shiptar ka vlerë të ulët dhe llogaria jote shihet me një sy jo aq të favorshëm. Është më shumë jashtë për ata që janë realisht të suksesshëm”, tha ai.

Por mbyllja e TikTok sa i ka dëmtuar këta individë në realizimin e fitimeve?

“Besoj TikTok mund të dëmtoj 3-4% të krijuesve pjesa tjetër kanë formën tradicionale”, deklaroi Kadija./    S,M

Të fundit

Basha padit në SPAK kandidatin e PD në Durrës, Arian Ndoja

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka depozituar një kallëzim në SPAK kundër kandidatit të Sali Berishës për deputet në...

Rama nis turin jashtë vendit – Takimi i radhës me emigrantët në Itali

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Italisë më 13 Prill. Mitingu me emigrantët do të mbahet në Milano në Centro...

Nafta vazhdon rënien ndërsa rritet frika për recesionin global

Çmimet e naftës ranë më tej të hënën, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi se do të vazhdojë me tarifat globale gjithëpërfshirëse pavarësisht...

Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Sipas informacioneve takimi zhvillohet...

Kini kujdes! Ana e “errët” e trendit Ghibli, fotot tuaja ruhen dhe…

Javët e fundit nuk ka ndodhur të mos kemi ndeshur foto të transformuara me versionin e ChatGPT “Ghibli” në rrjetet sociale. Duket shumë bukur...

Lajme të tjera

Web TV