‘Bab, kam mbet në mal!’/Telefonata e fundit e 27-vjeçarit i zhdukur në bjeshkët e Domajve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Ora 17:00 e së dielës, 6 prill, shënoi kontaktin e fundit telefonik të Ajet Lleshit me të atin.

“Bab kam mbet në mal”, mesohet se i ka thenë të atit, dhe me pas nuk janë lidhur dot me të.

27-vjeçari nga fshati i Kishaj i Hasit i cili prej dy ditesh po kerkohet ne Bjeshket e Domajve kishte dalë për gjueti në mal por nuk u kthye më në shtëpi.

I ati ka lajmëruar menjehere policinë e Hasit dhe prej 48 orësh vazhdojnë kërkimet por ende s’ka asnjë gjurmë të të riut. Per gjetjen e Ajet Lleshit janë angazhuan banoret e fshatit se bashku me efektivët e policisë, ushtrisë dhe emergjencat civile.

Në ndihmë të tyre shkoi ekipi i Kerkim-Shpetimit Malor te Kosoves pas kerkeses nga prefektura e Kukesit.  Kerkimi nga toka është i vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë, ndaj sot po kryhen dhe kontrolle nga ajri me dron e helikopter.

Ndërsa Osman Kastrati, 51-vjeç banor i zonës tha për Report Tv, Ajeti ka telefonuar të atin duke i thënë se nuk ndihej mirë dhe ka mbetur i bllokuar nga bora. Reshjet janë intesifikuar pasi i riu ka dalë për gjueti dhe nuk ka mundur të kthehet në banesë.

Po kështu banori i zonës tregon se Ajeti kishte me vete qenin e gjuetisë i cili është kthyer në shtëpi. “Mund t’i vendoset një GPS qenit dhe ta marrin per kerkime”, sugjeron Kastrati./e.t

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV