Dita ndërkombëtare e Romëve, zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

8 prilli dita ndërkombëtare e Romëve është përcjellë sot me një aktivitet të organizuar nga shoqata e romëve të Shqipërisë.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të komunitetit rom përfaqësues nga bashkia Lushnje dhe Divjakë si dhe të ftuar të tjerë. Komuniteti rom në Lushnje është i përqendruar kryesisht në lagjen Savër me rreth 260 familje dhe në fshatin Grabjan të bashkisë Divjakë ku jetojnë mbi 300 familje.

Komuniteti rom ka statusin e pakicës kombëtare e sanksionuar me ligj të vendosur para pushtimit Osman në Shqipëri. Megjithë premtimet për integrimin e këtij komuniteti, romët janë ende larg synimeve ku problemet kryesore janë strehimi punësimi dhe shkollimi. Këto i pohon drejtori ekzekutiv i shoqatës kombëtare të romëve zoti Ferit Milanji.

Pavarësisht fondeve dhe përpjekjeve realiteti ku jeton sot komuniteti rom sot në lagjen Savër në Lushnje është krejt ndryshe. Shumica nuk kanë strehim punësim apo edhe infrastrukturën e lagjes ku ujërat e zeza janë në sipërfaqe.

Qytetarët kanë shprehur edhe disa nga pakënaqësitë e tyre.

 

 

” Kanalizimet e ujërave të zeza rrugët me gropa e të paasfaltuara apo dhe sistemimi i kësaj lagjeje lë shumë për të dëshiruar kur nuk është vënë dorë fare. Bashkia ka investuar në Savër por e ka nisur nga qendra,por 6 metra përballë investimi aty ku banon komuniteti rom flasin pamjet ku mungon sistemimi i ujërave të bardha e të zeza asfaltimi i rrugës apo edhe elementë të tjerë për t’a barazuar këtë pjesë të lagjes me pjesën tjetër.” thanë ata/    S,M

Të fundit

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar...

Macron vizitë zyrtare në Tiranë, do të takohet me Ramën! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri....

Rama publikon videon me momente nga Samiti në Tiranë: Një ditë historike në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua ditën e djeshëm në Tiranë. Kreu i qeverisë shprehet e...

Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Në samitin e mbajtur në Tiranë, udhëheqësit më të lartë të Europës u mblodhën për të diskutuar sfidat më të mprehta të kontinentit nga...

Lajme të tjera

Web TV