Në qershor nis zbatimi/Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë.

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për pensionet për qytetarët shqiptarë dhe italianë, duke filluar nga muaji qershor i këtij viti.

Kjo marrëveshja është firmosur në Romë, Itali nga zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale në Itali, Marina Calderone.

Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë  më 6 shkurt 2024 nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh. /e.t

Të fundit

“Mos e bëni atë gabim”/ Rama: Opozita ka para për të blerë vota, unë nuk kam!

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota,...

Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve. Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti...

Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…

Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë 16 vjeç, bënë një zbulim...

FOTOLAJM/ Ngrihet në KQZ zyra e posaçme që do të hetojë krimet zgjedhore

Një zyrë e posacme është ngritur në komisionin qendror të zgjedhjeve, e cila do të hetojë krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zyra...

“E kaloj oqeanin kur të dua…”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Kazani po zien për ‘McGonigal’

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të sotme të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit tha se mund të...

Lajme të tjera

Web TV