Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në zemër të Kryeqytetit shqiptar.

Përveçse startin e fushatës, dy takimet kanë shenjuar edhe një dallim mes dy forcave politike, që lidhet me pyetjen se sa shpenzojnë forcat politike për evente elektorale të këtyre përmasave.

Një ditë më parë, PD u shfaq në Sheshin “Nënë Tereza”, me një skenografi masive, ledwallë gjigandë që qëndronin pas shpinës së kandidatëve. Një ditë më pas, PS u shfaq në “Sheshin Skënderbej” me një sfond shumë më modest, thjesht pemët e këtij sheshi.

Ndërkohë që Berisha fliste, nuk mungoi ndriçimi skenografik që zakonisht faturohet si shërbim prej mijëra eurosh nga kompanitë e organizimit të eventeve.

Përkundër dritave luksoze të partisë demokratike, lideri socialist u shfaq në mesditën e së shtunës, me vetëm dritën e diellit mbi kokë.

E ndërkohë që në të dy sheshet qëndronin po njësoj ulur, mbështetësit e secilës palë, mbi flamujt e partisë demokratike shkëlqenin më fort se asnjëherë tjetër dritat e ledwalleve të shtrenjta dhe skenografisë luksoze, çka është jo tipike për një parti opozitare që pretendon se “do të luftojë shpenzimet e tepruara qeveritare”.

Në ndërkohë që Sheshi Nënë Tereza u pushtua edhe njëherë nga demonstrimi i luksit opozitar, partia në mazhorancë tregoi se edhe me një logjistikë më modeste mund të organizohen fushata të mëdha./e.t

Të fundit

Parakalimet e rrezikshme te tuneli i Murrizit, “nami” me gjoba në 2 javë

Hapja për qarkullim e tunelit të Murrizit ka shtuar fluksin e lëvizjes drejt zonës së Dibrës, e bashkë me...

VIDEO/ Balluku nga Milano me mesazhe zemre dhe akuza për opozitën

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka nisur zyrtarisht turin e takimeve me shqiptarët në diasporë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Stacioni i radhës...

Veliaj: Nga karriget dhe bidonat, te parkingjet moderne, Tirana 10 vite transformim

Veliaj thekson se ndërhyrja ka qenë e domosdoshme dhe se Bashkia vendosi të ndërmerrte tre hapa të rëndësishëm: ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, emetimin e...

LaCivita në takimin me shqiptarët e Italisë: Diaspora ka mundësi të ndryshojë të ardhmen

LaCivita: Çdo votë ka rëndësinë e vetë, por sidomos e atyre që jetojnë jashtë, jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj dhe...

Shqiptari sfidon autoritetet në BM: nga burgu në TikTok, përfundon sërish në pranga

Dauti njihej si një figurë e rëndësishme e një grupi shqiptar që trafikonte emigrantë nga Belgjika drejt Britanisë, duke paguar shuma që varionin nga...

Lajme të tjera

Web TV