E diela e Larit një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët katolikë u festua në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë.
Të shumtë ishin ata që morën pjesë në meshën e shenjtë duke sjellë me vete degë ulliri dhe dafina si simbol i paqes, përulësisë dhe fitores së jetës mbi vdekjen.
Liturgjia e të Dielës së Larit shënon hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe hap javën e shenjtë që kulmon me Pashkën.
Gjatë meshës Arqipeshkëvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vittale ftoi besimtarët të afrohen më shumë me zotin në këto ditë të shenjta përmes lutjes, pendesës dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.
Atmosfera e krijuar në Katedralen e Shën Nikollit dëshmoi përkushtimin e komunitetit katolik në Lezhë për të përcjellë traditën./ S,M