“Nuk do e lus”/ Kryemadhi zbulon pse nuk mori pjesë në seancën e divorcit me Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PL Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në GJKKO për të zbatuar masën e vendosur ndaj saj detyrim paraqitje. Pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kryemadhi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

E pyetur se pse nuk mori pjesë në seancën e divorcit me Metën, ajo tha se nuk ka pse t’i lutet dhe të presë të pajtohen.

Monika Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi.

Pse nuk shkuat në seancë

Monika Kryemadhi: Kush ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrë dhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem.

Nuk është shkaktare politika?

Monika Kryemadhi: Mendoj se ishte justifikim, për mua s’ka gjë dmth. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?

Monika Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS|” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë./   S,M

Të fundit

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Lajme të tjera

Web TV