U vra nga i dashuri, “La Sapienza” nderon studenten shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti prestigjioz “La Sapienza” në Romë ka nderuar studenten shqiptare Ilaria Sula, e cila humbi jetën tragjikisht pak javë më parë, pasi dyshohet se u vra nga ish-i dashuri i saj.

Ilaria, vetëm 23 vjeçe, studionte për shkenca statistikore dhe ishte pjesë aktive e komunitetit universitar. Ngjarja e rëndë preku thellë jo vetëm opinionin shqiptar, por edhe atë italian.

Në nder të saj, “La Sapienza” ka vendosur që salla më e madhe e re e studimit brenda Godinës së Teatrit të Ri Universitar të mbajë emrin “Ilaria Sula”. Ceremonia përuruese u zhvillua me rastin e 722-vjetorit të themelimit të universitetit, ku u inauguruan edhe dy hapësira të tjera studimi.

Në një pllakë përkujtimore të vendosur në sallë shkruhet:
“Ilaria, studente e Sapienza-s, për të mos harruar të gjitha gratë viktima të feminicidit, të cilave u është ndërprerë mundësia për të shkruar të ardhmen e tyre.”

Në ceremoni morën pjesë prindërit dhe vëllai i Ilaria Sulës. Babai i saj, Flamur Sula, falënderoi universitetin për nderimin e bërë dhe u shpreh me emocion: “Sot Ilaria rilindi.”

Studentja u shpall e zhdukur më 25 mars dhe, pas disa ditësh kërkime, u gjet e pajetë. Sipas autoriteteve italiane, ajo dyshohet të jetë vrarë nga ish-partneri i saj, shtetasi filipinas Mark Antony Samson, i cili e goditi tre herë me thikë dhe më pas e futi trupin në një valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore jashtë Romës.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa dyshohet se autori mund të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, përfshirë prindërit e tij./E.T

Të fundit

‘Izraeli, jasht Eurovision!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të...

“E prisja fitoren e PS”/ Petro Koçi “thumbon” deputetët e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama. Sipas tij...

Mbretëresha Camilla e dashuruar me Molly-n, prezanton anëtaren më të re të familjes

Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të re të familjes: një Jack...

Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi. I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së,...

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV