Vallja e liderit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Ajo ç’ka pamë në çeljen e dy fushatave elektorale, të Partisë Demokratike dhe e Partisë Socialiste, ishte e veçantë vetëm për shumicën qeverisëse. Opozita e hapi fushatën e saj me standardin e vjetër. Doli i huaji, mbajti fjalimin e bezdisshëm, aq sa edhe vetë dukej sikur thoshte “kur do ta mbaroj këtë recitim të lodhshëm”, dhe pastaj foli mundimshëm Berisha. Mu kujtuan vitet e shkuara. Tamam, “toithio”, sikur të ishte 1996, apo 2001, aq më keq 2005. Ishin po ato citate, po ajo oratori, po ato ulurima, po ato paralajmërime për kundërshtarin politik. Ishin sërish ato provokime ndaj socialistëve, edhe pse Berisha e di mirë se, me 11 Maj e ka të pamundur të fitojë. Berisha nuk ka ditur kurrë të bëjë fushata. Nuk ka ditur kurrë të fusë elementë të rinj dhe të moderuar në programin e fushatave elektorale. Dukej njëlloj si vallja e dikurshme, ku humbjet ishin të paracaktuara. Po ta ndjekësh me kujdes, Berisha po mundohet shumë të imitojë Edi Ramën. Në të gjitha fjalimet e tij, në të gjitha daljet përmes rrjeteve sociale, aq më tepër kur rreket ta kopjojë atë përmes komunikimit live me “qytetarët dixhitalë”. I duket vetja lider i “rilindur”, duke harruar se vitet bëjnë punën e tyre, por dhe gjurmët e lëna në rrugëtimin 35 vjeçar kanë konsumuar gjithçka që mendonte se do ti sillte fitoren.

Vallja e liderit, mbetet e vetmja sakrificë, e cila nuk po i sjell dobi Berishës. Atë që dikur e shihte si “diçka demode në politikë”, sot e adhuron, dhe po mundohet ta imitojë keq fare. Saliu nuk mund të bëhet Edi. Këtë nuk kupton dhe nuk e pranon Berisha. Edi është vetvetja, Edi është objektiv, është realist, është pa komplekse, dhe nuk pranon të trajtohet nga kushdo i huaj, si ballkanas, por si europianist dinjitoz. Me Edin nuk ka kompromise në kurriz të partisë, me Saliun kjo ndodh gjithmonë kur i preken interesat. Me Edin nuk mund të hiqesh “kapadai” në tryeza politike, pasi ai të imponohet ti sillesh si i barabartë. Kurse me Saliun ndodh e kundërta, vetëm të shpresojë pak pushtet dhe jetëgjatësi në politikë. Me Edin nuk ka marrëveshje në kurriz të interesave kombetare, kurse me Saliun ato preken, gjithmonë kur preken interesat personale të tij.

Lexo edhe :  Nga sot, mund të kemi mbështetje edhe 1 miliardë euro në vit

Edi, nuk mban pushtet me dhunë, por pranon vetëm pushtetin me votën e shumicës së shqiptarëve, kurse Saliu edhe nën breshëritë e topave dhe kallashnikovit, pranoi të zgjidhet president dhe mbajë pushtetin me forcën e armëve. Ky është ndryshimi, ky është dallimi, ky është tapeti i përballjes nga ku, kësaj here Berisha, e ka të pamundur ta hedhë vallen e liderit  deri në fund. Ajo i takon Edi Ramës deri në 2030, ndoshta edhe më tej derisa Shqipëria të jetë ulur “këmbëkryq” në BE.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV