A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta me situatën. Edhe pse projekti është ende në fazat e hershme, portali The Verge raporton se ekziston një prototip i brendshëm që përfshin një ‘feed social’ të fokusuar në gjenerimin e imazheve përmes ChatGPT-së.

Burimet tregojnë se drejtori i OpenAI, Sam Altman, po kërkon në mënyrë joformale mendime rreth këtij projekti nga njerëz jashtë kompanisë. Ende nuk është e qartë nëse rrjeti social do të prezantohet si aplikacion i veçantë apo do të integrohet në ChatGPT, i cili muajin e kaluar u bë aplikacioni më i shkarkuar në botë.

Krijimi i një rrjeti social brenda ose në lidhje me ChatGPT-në mund të përshkallëzojë më tej konkurrencën tashmë të tensionuar mes Altmanit dhe Elon Muskut.

Në shkurt, pasi Musk bëri një ofertë joformale për të blerë OpenAI për 97.4 miliardë dollarë, Altman u përgjigj “Jo, faleminderit, por ne do ta blejmë Twitter-in për 9.74 miliardë nëse ai do e shesë”.

Hyrja në tregun e rrjeteve sociale do ta fuste gjithashtu OpenAI-n në një përplasje më të drejtpërdrejtë me kompaninë Meta, e cila sipas raportimeve po planifikon të shtojë një feed social në aplikacionin e saj të ri të pavarur me inteligjencë artificiale.

Kur disa muaj më parë qarkulluan informacione se Meta po zhvillonte një aplikacion konkurrues të ChatGPT-së, Altman reagoi në X “Ok, ndoshta do ta bëjmë edhe ne një rrjet social.”

Një aplikacion i tillë do t’i mundësonte gjithashtu OpenAI-së të ketë qasje në të dhëna unike dhe të freskëta në kohë reale – të dhëna që X dhe Meta tashmë i përdorin për të trajnuar modelet e tyre të inteligjencës artificiale.

Lexo edhe :  ChatGPT, faqja e internetit më e vizituar në botë

Modeli Grok i Elon Muskut shfaq përmbajtje nga X në rezultatet e tij (Musk së fundmi ka bashkuar X dhe xAI në një kompani të vetme), ndërsa Meta po e trajnon modelin e saj LLaMA me një bazë të madhe të dhënash nga përdoruesit që zotëron vetë./E.T

Të fundit

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së...

“Muzika është në gjak tek ne”, rrëfimi prekës i babait të Beatriçes

Babi i Beatriçe Gjergji rrëfenë se para se të ngjitej në skenën madhështore të Eurovizionit, muzika ishte tashmë pjesë e pandashme e jetës së...

Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

Të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, janë porositur që çdo votë e ardhur...

Lajme të tjera

Web TV