Kujdes! Çokollata e famshme e Dubait mund të jetë kancerogjene

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Del kudo, në çdo postim e rrjet dhe të gjithë u marrosën pas saj! Bëhet fjalë pikërisht për çokollatën e famshme të Dubait. “Çokollata e Dubait” është një përzierje e çokollatës, kadaifit dhe kremit të fëstëkut. E njohur gjithashtu si ‘Can’t Get Knafeh Of It’, ajo u krijua nga Sarah Hamouda.

Por, fama e kësaj çokollate mund të sjellë pasoja të rënda për konsumatorët dhe shëndetin e tyre. Për shkak të numrit të lartë të shitjeve, shumë prodhues të çokollatave janë duke abuzuar me cilësinë dhe çmimin e saj. Në vend të ingredientëve origjinalë, ata po përdorin shumë produkte alternative të lira, të ngjashme dhe aspak të shëndetshme.

Sipas një hetimi të kryer në Gjermani, çokollatat e importuara nga Lindja e Mesme kanë në përbërje të tyre shumë elementë kancerogjenë. Këtu përfshihen vaji i palmës, ngjyruesi i ushqimit, aq më tepër ai në ngjyrë të gjelbër, toksinat e prodhuara nga myku dhe madje shumë komponentë të tjerë që shkaktojnë kancerin.

Hetimi u krye nga Zyra e Hetimeve Kimike dhe Veterinare (CVUA) Shtutgart, një zyrë në Baden-Württemberg që fokusohet në sigurinë ushqimore. Pas vëmendjes virale të “Can’t Get Knafeh Of It’s” vitin e kaluar, ekspertët testuan 8 mostra të çokollatës të importuara nga Dubai, 5 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 3 nga Turqia.

Hetimi gjeti gjurmë të vajit të palmës, i cili ka qenë prej kohësh i lidhur me çështje shëndetësore si sëmundjet e zemrës./   S,M

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV