Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Burrel.
Ai tha se është kënaqësi që të shkojë në Burrel sikur nga Tirana me Durrësin.
“Është kënaqësi që të vish këtu në këtë zonë dhe të nisesh nga Tirana sikur po shkon në Durrës dhe ta gjesh veten në Burrel. Më vjen mirë që tanimë edhe tuneli kokëfortë i Murrizit u dorëzua dhe për pak ditë do të mbyllim edhe segmentin e fundit të mbetur Maqellarë-Peshkopi sepse megjithëse këtu në Mat më kanë thënë mos u lodh kot se dibranëve aty lart nuk ua mbyll gojën kurrë por kur t’ua çojmë rrugën e Arbrit deri te hoteli i Astritit për ca kohë do na i kursejnë nga spicat e tyre.”, tha Rama./e.t