Aksident në aksin Lushnjë-Fier, humb jetë këmbësori! Arrestohet 57-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë–Fier.

Viktima është një 77-vjeçar nga fshati Rrapëz, i cili u përplas nga një motomjet dhe më pas humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i motomjetit, A. H., 57 vjeç, banues në fshatin Pirrë, përplasi këmbësorin H. M., 77 vjeç, i cili ndodhej duke kaluar rrugën.

Pas veprimeve procedurale, drejtuesi i motomjetit është arrestuar në flagrancë. Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, sidomos në zonat rurale dhe rrugët me qarkullim të lartë këmbësorësh. m.p.

Të fundit

Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe...

SHBA do të vendosë armë në hapësirë, çfarë është “Kupola e Artë” e propozuar nga Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në...

Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës; Një ndër furnizuesit kryesorë të heroinës

Redi Tusha është një ndër personat e shpallur në kërkim pas goditjes së grupit të organizuar kriminal shqiptaro-italian gjatë zhvillimit të operacionit “Ura”, që...

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të shëndetit tek adoleshentët në mbarë botën. Një studim i publikuar në revistën The Lancet tregon...

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër koncertin madhështor, papritur u tjetërsuan....

Lajme të tjera

Web TV