Dosja “Partizani”/ Merret sot vendimi për Berishën dhe dhëndrin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, do të kalojë për gjykim.

GJKKO pritet të marrë sot vendimin në lidhje me dosjen “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër maltezi.

Pritet një vendim në lidhje me kalimin e çështjes për gjykim.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë një vendim të ndërmjetëm, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e të akuzuarve. Në seancën e të mërkurës, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri dhe pa përdorshmëri të akteve të dosjes dhe pavlefshmëri të akteve të ekspertimit financiar, për të cilat mbrojtësit ligjor të të pandehurve pretendojnë se janë kryer nga ekspertë të pa licencuar.

Në të njëjtën kohë, avokatët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e ndërmjetëm dhe kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre. Kjo u bë shkak që seanca të shtyhet për të enjten në orën 13 ndërsa avokatët pritet të paraqesin kërkesa paraprake./e.t

Të fundit

Donte drejtësi, jo hakmarrje/ Gazetarja tregon detajet e atentatit ndaj Gjovalin Prendit

Vrasja e babait të Roan Brahimit mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë është ende pa...

Këmbimi valutor 25 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.5 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Qëndrimi për Gazën: Papa Françesku na dha udhëheqje morale në kohë amorale

Me shprehjen e tij të çiltër për fyerjet e Izraelit, Papa i ndjerë tregoi hipokrizinë e mediave dhe politikanëve Owen Jones Vdekja e figurave kryesore publike...

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Ndërkohë që ende në disa...

Lajme të tjera

Web TV