Itali/ Sherri mes shqiptarëve përfundon në vrasje, viktima nuk kishte dokumente…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt mes dy shqiptarëve në Itali ka përfunduar tragjikisht, me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë sherrit, një nga të përfshirët ka goditur me thikë në bark një shqiptar tjetër, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima është një burrë rreth 35 vjeç, por ende nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete.

Policia dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur edhe një person tjetër të plagosur, një 21-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është dëmtuar teksa përpiqej të ndihmonte viktimën nga sulmuesi. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për vrasje me dashje, ndërsa dy persona janë aktualisht nën hetim si të dyshuar. Autori i dyshuar i vrasjes është ende në arrati dhe kërkimet për kapjen e tij janë në zhvillim. Thika e përdorur në sulm nuk është gjetur deri tani.

Motivi i konfliktit mbetet i paqartë, ndërsa hetimet janë në fazën e tyre të parë dhe pritet të zbardhin më shumë detaje në vijim./e.s

Të fundit

Shqiptarët vendosin nesër/ Kur mund të dalin rezultatet nga numërimi i fletëve të votimit

Ilirjan Celibashi, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu plagos me thikë policin

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 4 persona

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 2 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në...

Spanja miraton projektligjin, redukton orarët javore të punës

Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj për reduktimin e javës zyrtare të punës nga 40 në 37.5 orë, një hap që synon përmirësimin e...

“Giro d’Italia”, në Vlorë/ Policia publikon masat e ndërmarra, ja rrugët e bllokuara

Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11...

Lajme të tjera

Web TV