Meta kërkon votën me audio-mesazh nga qelia/ Mos e lini vendin në dorën e krimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një mesazh në rrjetin social facebook, presidenti i PL Ilir Metaj, i bën apel mbështetësve dhe simpatizantëve të kësaj force politike të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë të diel, më 11 maj.

Përmes një video-mesazhi, Meta thotë se është i bindur se edhe socialistët atdhetarë dhe të përgjegjshëm do të jenë një forcë e rëndësishme ndëshkuese dhe ndryshuese për Shqipërinë më 11 Maj.

“Sepse nuk ka asgjë socialiste ta lesh shtetin në dorën e krimit dhe të heshtësh e të varfërosh intelektualët, pedagogët, akademikët, mësuesit, mjekët.

Sepse nuk ka asgjë socialiste të degjenerosh familjen dhe fjalët e shënjta nënë e babë t’i zëvendësosh me “Prindi 1 dhe Prindi 2” të “Rilindjes”.

Sepse nuk ka asgjë socialiste që 570 mijë pensionistë t’i braktisësh me pension 50-170 euro/muaj ndërsa qindra milion euro t’i grabisësh me inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Dua t’i garantoj të gjithë socialistët e ndershëm se vota e tyre për Ilir Metaj në Qarkun e Tiranës dhe për kandidatët e Partisë së Lirisë në çdo Qark të Shqipërisë është garanci sublime për mbajtjen e premtimeve tona konkrete që 100 ditët e para të koalicionit tonë për çdo pensionist dhe student, për çdo përfitues të ndihmës ekonomike dhe qytetar shqiptar në nevojë.

Siç është garanci që brenda 4 viteve Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese.

Çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë së Lirisë në këto 48 orë të mbetura i kërkoj që të shtojë edhe një të afërm tjetër edhe një shok edhe një komshi edhe një të njohur për ta bërë pjesë të Ndryshimit historik të 11 Majit.

Të braktisim mashtrimin! Të braktisim ndryshkimin dhe shpopullimin! Të zgjedhim Ndryshimin, NR.1, që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë gjithmonë TË PARËT!”, thotë në mesazhin e tij, presidenti i PL, Ilir Meta i cili u arrestua më 21 tetor të vitit 2024 dhe aktualisht po vuan dënimin në burgun 313./e.t

Lexo edhe :  29-vjeçari prej 48 orësh nën dhe/ Familjarët sërish apel shtetit për gjetjen e trupit

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV