Lezha bëhet gati për zgjedhjet, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Lezhës është bërë gati për zgjedhjet e përgjithshme të së dieles të 11-majit. Sipas të dhënave zyrtare, janë thirrur për të ushtruar të drejtën e votës gjithsej 164,954 zgjedhës, në këtë zonë e cila prodhon 7 mandate deputetësh, që do të ndahen në bazë të votave të fituara nga subjektet politike dhe kandidatët në garë.

Ndërkohë autoritetet zgjedhore po vijojnë përgatitjet, ku proçesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka nisur ditën e sotme në të gjitha qendrat e votimit dhe do të përfundojë në oret e mbrëmjes, duke i hapur rrugë një zhvillimi normal të ditës së votimit.

Ky operacion është mbikëqyrur nga katër Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), të cilat kanë koordinuar punën në të tri bashkitë e qarkut.Bashkia Lezhë përbën zonën më të madhe elektorale me 128 qendra votimi, e ndjekur nga Kurbin me 74 qendra dhe Mirdita me 48.

Komisionet Zonalë dhe strukturat e tjera përkatëse kanë bërë apel për një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë përmes votës së lirë.Masat e sigurisë janë gjithashtu në fokus, ku policia e shtetit dhe institucionet e tjera janë angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë procesit, duke nisur nga shpërndarja e materialeve e deri në numërimin e votave.

Janë parashikuar gjithashtu masa për aksesin dhe lehtësimin e votimit për grupet e ndjeshme, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.Procesi zgjedhor në Lezhë do të ndiqet nga vëzhgues të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë ecurinë e votimit dhe respektimin e standardeve demokratike. m.p.

Të fundit

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

Socialistët kanë fituar në burgun e Fierit me 125 vota diferencë me demokratët. Sipas të dhënave në burgun e Fierit: 217...

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën; Masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të mbërrijë këtë të enjte në Shqipëri, në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili...

Rama tallet me Berishën/ Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si…

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke "hipur" mbi një valë ndjenjash pro-BE-së për t'u bërë udhëheqësi...

Fotografuan votën e tyre, Prokuroria e Tiranës kërkon masë të rreptë për dy persona

Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy personat e arrestuar më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës...

Akuzat për sulm seksual, shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu!

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu, 76 vjeç, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj dënim...

Lajme të tjera

Web TV