Luiz Ejlli u kthen përgjigje ndjekësve: Ja pse nuk u futa në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiz Ejlli, një prej artistëve më të preferuar dhe të komentuar në Shqipëri, që pas fitores së “Big Brother VIP Albania 2”. Ai është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave, dhe jo vetëm me muzikën dhe artin e tij, por shpesh komentohet edhe për situata ku është i përfshirë.

Gjatë përvojës së tij në shtëpinë e famshme të “BBVA2”, Luizi tërhoqi vëmendjen dhe fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve. Karakteri i tij fortë, provokues, shpesh edhe komik, bëri që të ishte një ndër personazhet më të dashur të publikut shqiptar, ndërsa të shumta janë ata që kanë kërkuar edhe përshirjen e tij në fushën e politikës.

Karakteri i tij interesant dhe i aftë për të përballuar situata dhe për të komunikuar, i ka shtyrë fansat të mendojnë dhe të shprehin dëshirën e tyre që ta shohin Luzin të angazhuar në politikë. Madje, fansat besuan fort që kjo gjë mund të ndodhë, pasi jo pak herë u aludua në media për këtë.

Por, së fundmi vetë Luizi ka reaguar në lidhje me këtë, teksa bëri një deklaratë të guximshme, duke thënë se “politika i lëndon njerëzit dhe ndaj ai nuk ka dëshirë që të bëjë pjesë në një gjë të tillë”. Luizi më tej ka sqaruar se nuk dëshiron të merret me politikë, as të merret me vendime dhe as të ketë pushtet mbi askënd. Përkundrazi, siç ai thekson, ka zgjedhur të qëndrojë pranë njerëzve të tij, familjes, artit dhe skenës.

Reagimi i Luizit:

Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj në politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerzit të zihen mes tyre. Kur gjithçka që dua është ti bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të jem i një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit, si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Nuk dua zyrë, dua skenë. Ndaj, më falni nëse ju kam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten. m.p.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV