Të sigurtët që mbetën jashtë kuvendit në listën e PD-së, ja qarqet ku u tkurrën (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ka përfunduar procesi i numërimit të votave brenda vendit dhe aktualisht po numërohet vota e diasporës, Partia Socialiste ka fituar deri më tani 52% në rang vendi, të përkthyer në 83 mandate, ndërsa PD ka marrë 50 mandate ose ndryshe 34% të votave.

Ndërkohë deri tani, PSD e Tom Doshit ka marrë 3 mandate, Mundësia e Agron Shehajt një mandat, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Bashkë kanë marrë secila nga një mandat.

Ndërsa Lulzim Basha, Dashamir Shehi, Elena Kocaqi dhe Kreshnik Osmani nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë mandat.

Ajo që bie në sy deri tani në rezultatet në faqen e KQZ-së, janë kandidatët e Partisë Demokratike që ishin në listën e sigurt dhe aktualisht ndodhen jashtë Kuvendit.

Kështu në qarkun e Elbasanit ka mbetur jashtë Aurel Bylykbashi i koalicionit PD-ASHM, pasi vetëm drejtuesi politik i qarkut Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja dhe Blendi Himçi arritën të fitonin.

Në qarkun e Fierit ka mbetur jashtë Eduart Sharka i cili ishte në listën e sigurt të PD-së, pasi Partia Socialiste në këtë qark fitoi me një epërsi të thellë, duke marrë 12 mandate, 3 mandate më shumë se në vitin 2021. PD në këto zgjedhje mori 4 mandate, 2 më pak se në vitin 2021.

Në qarkun e Vlorës nga 4 kandidatë të vendosur në listën e sigurt fituan vetëm tre; Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe Vangjel Dule, ndërsa Alfred Hoxha nuk arriti të sigurojë një mandat. Edhe në këtë qark Partia Socialiste mori 9 mandate, një më shumë se në vitin 2021, përkundrejt PD-së e cila në këto zgjedhje zbriti në 3 mandate nga 4 që kishte në zgjedhjet e kaluara./E.T

Të fundit

“Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’

Tirana mirëpret këtë të premte Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Në ngjarjen që bashkon në kryeqytetin...

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e armëve, një djalosh i brishtë...

Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë”, mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien...

Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar

Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i...

Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Sula, i ftuar...

Lajme të tjera

Web TV