Avionë 400 miliardë $ nga Katari, polemika në SHBA: Trump ka konflikt interesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gatishmëria e presidentit amerikan Donald Trump për të pranuar një avion prej 400 milion dollarësh nga Katari, ku ndaloi si pjesë e një vizite3 ditore në Lindjen e Mesme ka nxitur debate në Shtetet e Bashkuara. Ligjvënës republikanë në kongresin amerikan kanë shprehur shqetësime në rritje lidhur me hapjen e Trumpit ndaj një dhurate të tillë, veprim që sipas ekspertëve shoqwrohet menjë sërë pikëpyetjesh ligjore dhe etike.

Kori i skeptikëve lidhur me këtë lëvizje, shënon një distancim të rrallë ndaj presidentit, që zakonisht gëzon gati unianimitet të plotë brenda partisë. Disa republikanë po thonë se një dhuratë e tillë luksoze shkon shumë larg, ndërsa krijohet ideja se Qatari po përpiqet tw blejw afrimin me SHBA. Sipas tyre, në vend të kësaj duhet të ndërpresë lidhjet me grupet militant Islamike. Ndërkohë demokratët theksojnë se kjo dhuratë shkel qartazi kushtetutën, e cila ndalon mbajtësit e posteve publike të pranojnë dhurata nga Mbretër, Princër apo shtete të huaje.

Siç Trump është kujdesur të theksojë, avioni do të jetë për përdorim zyrtar, e megjithatë pyetjet vijnë në një kohë kur bizneset e familjes së trump janë duke u zgjeruar përtej detit dhe pranimi I një dhurate të tillë, do të përbënte konflikt interesi. Sipas Cnn, Trump ka një portofol ujdish për pasuri të patundshme të cilat përqendrohen në Lindjen e Mesme, dhe vendet në të cilat po viziton gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit, në mandatin e dytë.

Djali i tij Eric, udhëheq tashmë bizneset familjare, dhe po punon për zhvillimin e klubeve të golfit në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Raporti I CNN vlerëson gjithashtu se një firmë investimesh e mbështetur nga Emiratat, ka pranuar të përdorë nga kriptomonedhë të përdorur nga kompania kripto e Trumpit, për investime 2 miliardë dollarëshe në këmbimin e kriptos Binance. M.P.

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV