Kim Kardashian fal të akuzuarin për organizimin e grabitjes së saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian, në një gjykatë në Paris, ka rrëfyer momentet tronditëse të grabitjes së armatosur në vitin 2016, gjatë së cilës ajo mendonte se do të vritej. “Absolutisht mendova se do të vdisja”, tha ajo mes lotësh, duke kujtuar frikën, pasigurinë dhe mendimet për motrën e saj që mund ta gjente të pajetë.

Ylli i “Reality Show” tregoi se ishte lidhur me zinxhirë dhe ngjitës, teksa grabitësit i morën bizhuteri me vlerë miliona dollarë, përfshirë një unazë fejese prej 4 milionë dollarësh nga Kanye West.

Në sallën e gjyqit u lexua edhe një letër faljeje nga i akuzuari Aomar Ait Khedache, i njohur si “Omari i Vjetër”, të cilin Kardashian e fali publikisht. “Të fal, por kjo nuk e zhbën traumën që mbaj me vete çdo ditë”, tha ajo.

Ajo theksoi se prej ngjarjes nuk ndjehet më e sigurt, duke u detyruar të ketë deri në gjashtë truproja në shtëpi.

Në këtë proces po gjykohen gjithsej dhjetë persona, pesë prej të cilëve përballen me akuza për grabitje të armatosur dhe rrëmbim, ndërsa pjesa tjetër për bashkëpunim apo armëmbajtje pa leje./E.Ç

Të fundit

Horoskopi i ditës së premte, 16 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Po flasim për një rilindje, një drejtim të ri ekzistencial dhe dashuror. Sa i përket punës, në këtë periudhë do të korrni...

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar mbi një cisternë ruse të...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

Lajme të tjera

Web TV