Mali i Zi futet në BE në vitin 2028? Po Shqipëria? Më në fund vjen përgjigjja…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka refuzuar të japë një datë të mundshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndryshe nga çfarë bëri në Podgoricë, ku vendosi 2028 si afatin përfundimtar për mbylljen e negociatave me Malin e Zi.

I pyetur nga gazetarët në Tiranë për një afat të mundshëm për vendin tonë, Costa tha se po jetojmë një momentum, ku Ballkani Perëndimor është më pranë BE-së, se kurrë më parë dhe mundësia duhet shfrytëzuar.

“Ne po jetojmë momente tepër të veçanta në botë sot dhe në këto momente të veçanta ne më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e Europës dhe gjithë forcën e fuqinë e saj. Dhe kjo na sjell në këtë momentum për zgjerimin, sigurisht edhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë nëse ata dëshirojnë. Por edhe për Ballkanin Perëndimor, që na ka treguar edhe më parë që do të bëhet pjesë e BE. Këtu s’ka garë apo konkurrencë. Dëshira ime është që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me negociatat e anëtarësimit, të përmbushin reforma. Kjo ka të bëjë me ndryshimin që ka për të sjellë, do të ndryshojë edhe mendësinë. Kjo nuk është e lehtë. Kjo është rruga e duhur për të ecur përpara. Këtë javë shkova në Serbi, Kosovë, Bosnjë Hercegovinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe tani ja ku jam në Shqipëri. Pavarësisht vështirësive dhe problemeve të gjitha vendet e BP kanë një objektiv dhe dëshirë të përbashkët që të bëhen pjesë e BE, të ecin përpara dhe të hapi një kapitull të ri. Unë ju them të gjitha këtyre vendeve: ‘Mund të keni besim te BE!’ Besoni tek ne. Ne kemi një vullnet të qartë politik në Këshillin Europian. Kemi angazhim të qartë se ky është momenti i duhet për të arritur rezultate dhe duhet ta përdorim këtë çast. Ajo që ka ndodhur në këto vende gjatë dy viteve të fundit, por edhe në BE ka ndryshuar komplet mendësia dhe qasja. Kjo gjë është e mundur”, deklaroi Costa.

Lexo edhe :  Blen online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

Në krah të kryeministrit Rama ai u shpreh se nëse Shqipëria vazhdon punën për mbylljen e kapitujve me këtë përkushtim që po demonstron aktualisht, anëtarësimi në BE mund të ndodhë edhe para vitit 2030.

“Unë nuk është se po kërkoj ndonjë gjë, ndonjë datë në vetvete, por ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po bën Shqipëria dhe sapo të kemi përfunduar procesin, në ato momente Shqipëria do bëhet shtet anëtar i BE, pse jo më para vitit 2030, që do të thotë nëse Shqipëria do të vijojë me këto rezultate në të njëjtin ritëm, është e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar brenda 2030 dhe kjo varet nga ju, nëse do të vazhdoni me të njëjtin ritëm. Unë jam i sigurt që muajt në vijim dhe dy vitet në vijim, jam i sigurt që do bëni një punë të shkëlqyer”, u shpreh Costa. m.p.

Të fundit

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Lajme të tjera

Web TV