“Më gjeni një tjetër si Berisha: 80 vjeç bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ka dedikuar një shënim situatës politike, ku ndër të tjera nënvizon raportin e tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Kam pasur fatin ta njoh Sali Berishën shumë më të ri. E mbaj mend kur festoi 60 vjetorin me një ekip të ngushtë në 2004. Unë atëherë sapo kisha mbushur 30. Për më shumë se 20 vite kam qenë me të. Ishte ai që më ftoi t’i bashkohesha dhe ka qenë fat të mësoj nga njeriu që më krijoi një disiplinë në punë, të mos fik telefonin, të përgjigjem 24/7 – por që kurrë nuk arrita të vij as deri te çereku i përkushtimit dhe forcës në punë. Kemi fituar dhe kemi humbur beteja me të. Kam dhënë dorëheqje 8 vjet më parë, pa mirëkuptimin e tij, për të hapur rrugë të tjerëve, për të mos u tërhequr zvarrë nga marrëveshjet jo të dobishme në atë kohë në kurriz të drejtësisë, dhe iu riktheva punës që kam pasion dhe ku do të vijoj pjesën tjetër të jetës – por vijova miqësinë me të. Dhe asnjëherë nuk kam harruar të njoh punën, përkushtimin dhe sakrificën që ai ka bërë për këtë parti”, shkruan Halimi, përcjell A2.

“Më gjeni një tjetër që në moshën 80-vjeçare çohet në 6 të mëngjesit, bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës, ka 30 vjet në punë shtetërore dhe jeton në një apartament modest, dhe do jem i pari që do ta votoj. Kur të ketë një të ri që i afrohet, ta votojmë të gjithë bashkë. Por derisa të ndodhë kjo, derisa mos e largojmë atë që na ka mbajtur në këmbë për 3 dekada këtë familje politike, të ecim përpara. Koha nuk na pret dhe atë nuk e ndalim dot”, shkruan ndër të tjera Eduard Halimi. m.p.

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV