Familjet shqiptare po shmangin kreditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve shqiptare.

Sipas një vrojtimi të fundit të Bankës së Shqipërisë rreth 38% e familjeve raportojnë të ardhura mujore nga 50 deri në 100 mijë Lekë, ndërsa 17% arrijnë në nivelin e 100 deri në 200 mijë Lekë.

Në të njëjtën kohë, është vënë re një zhvendosje e ndjeshme drejt niveleve më të larta edhe për sa i përket shpenzimeve, çka tregon një rritje të kostove të jetesës.

Në anën tjetër, niveli i huamarrjes ka rënë ndjeshëm në banka ka rënë ndjeshëm. Vetëm 18% e familjeve të anketuara deklarojnë se kanë hua aktive, një rënie prej 6 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme.

Pjesa më e madhe e këtyre huave janë marrë për qëllime si blerja ose riparimi i pronës dhe zhvillimi i një biznesi.

Por Banka e Shqipërisë thekson se po rritet pesha e huave të marra nga burime joformale, si persona fizikë ose mallra të papaguara, të cilat përbëjnë tashmë 55% të totalit të huave.

Kjo zhvendosje tregon një tendencë të familjeve për të shmangur burokracitë bankare, por ngre edhe pikëpyetje mbi sigurinë dhe transparencën e financimit.

Sipas vrojtimit kjo tablo ekonomike e familjeve shqiptare sipas bankës reflekton një përmirësim të kujdesshëm, por edhe një ngurrim për të marrë më shumë rreziqe financiare në një periudhë ku tregjet dhe çmimet mbeten të paqëndrueshme./e.s

Të fundit

“E prisja fitoren e PS”/ Petro Koçi “thumbon” deputetët e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga...

Mbretëresha Camilla e dashuruar me Molly-n, prezanton anëtaren më të re të familjes

Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të re të familjes: një Jack...

Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi. I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së,...

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi...

Shuplaka gratis me çdo pije!/ Spanja hap kafeterinë ku rrihesh nëse porosit alkool(VIDEO)

Një bar “i egër” në Benidorm të Spanjës është kritikuar ashpër për lojën “idiote” të pirjes së alkoolit – ku britanikët që pinë alkool...

Lajme të tjera

Web TV