Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Nisma Thurje dhe bashkëdrejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet, Endri Shabani bëri deklarata të forta në studion e News24.

Shabani u shpreh se PD dhe Sali Berisha janë të fundit që duhet të ankohen për problemet që shoqëruan procesin zgjedhor. Ai tha se Berisha në opozitë merr leje ndërtimi dhe pasurohet, ndërsa shtoi se PD pati angazhuar edhe grupe të armatosura me pretekstin për të mbrojtur votat e 11 majit.

Shabani ironizoi edhe listat e PD kur tha se demokratët votonin në Qarkun e Tiranës Ilir Alimehmetin dhe Jorida Tabakun, por në fakt deputetë u zgjodhën kandidatët e PL, Tedi Blushi e Erisa Xhixho.

PD konteston zgjedhjet. A janë cenuar votat e Nisma-Shqipëria Bëhet?

Këtu gara është e pabarabartë dhe e pandershme, ne shkojmë me fletëpalosje dhe ide në fushatë, ndërsa pala tjetër është me “Range Rover” me çuna problematikë, me njerëz që blejnë vota, me pushtet që përdoret për të fuqizuar partinë në pushtet. Por, Sali Berisha është i fundit që mund të ankohet, sepse flasim për një parti që ka bërë të njëjtën gjë kur ka qenë në pushtet, që kjo parti edhe në opozitë merr leje ndërtimi, ka grupet e shpëtimit të votës që dalin me armë dhe vriten me njëri-tjetrin. E fundit që mund të ankohet është Sali Berisha.

Elementi i bazë i lidershipit dhe burrit tradicional shqiptar është të marrë përgjegjësi për grupin e vet, vendimet, për atë që përfaqëson. Sali Berisha është 80 vjeç dhe nuk e kam parë njëherë të mbajë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor, të thotë kaq arritëm, 500 mijë vota, deri këtu na besuan shqiptarët, por fshihet pas gishtit, qaraman. E njëjta gjë është edhe për Edi Ramën, qaraman, “hap kutitë ose largohu…”

Më vjen keq si qytetar shqiptar që me votat e Ilir Alimehmetit është bërë deputet Tedi Blushi i Partisë së Lirisë. Unë po të isha i PD kjo gjë do të më irritonte pafund, por ata nuk kanë gojë të flasin as për këtë, për të thënë: Si ka mundësi ne votojmë për Jorida Tabakun e Ilir Alimehmetin dhe deputetë bëhen këta të LSI? Kjo tregon se si Sali Berisha i ka vendosur nën thundër edhe demokratët e thjeshtë që jo vetëm nuk i pyet njeri, por nuk kanë as të drejtë të ankohen apo të ngrenë zërin. Më vjen keq për gjendjen se si ka përfunduar një parti që quhet Partia Demokratike.

Lexo edhe :  “Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Adriatik Lapaj shkon në Parlament. Po ju?

Unë jam anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, partia jonë ka përfaqësues në këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. Koalicioni ynë do të koordinohet për aktivitete të përbashkëta, unë shpresoj që të krijojmë një koalicion edhe më të gjerë me aktorë të tjerë të shoqërisë civile, intelektualë e forcat e reja… Sa kohë unë dhe Nisma Thurje të jetë në politikë tre gjëra nuk do të na mungojnë, qëndrueshmëria, nuk jemi dorëzuar në 2021, 2023 dhe as 2025. Ne kemi treguar guxim, kemi çuar në SPAK 6 çështje dhe 2 ministra në burg, kemi çuar në SPAK oligarkë, nisma ligjore në Gjykatë Administrative dhe Gjykatë Kushtetuese, do të vazhdojmë nismat tona.

E treta, vizioni dhe përgatitja. Ne jemi një grupim njerëzish shumë më i përgatitur edhe se kabineti qeveritar dhe me ato mundësitë tona do të vazhdojmë të japim vizionin tonë si mund të zhvillohet shoqëria, ato propozime tona që mund t’i çojmë tanimë edhe përmes mandatit të deputetit të Parlament. Do të japim një alternativë konkurruese. Shpresoj që më shumë herët se sa vonë shqiptarët ta kuptojnë se duhen votuar forcat e reja dhe ato 70 mijë vota të bëhen 700 mijë që ky vend më në fund të shkëputet nga e shkuara dhe të ecet përpara. m.p.

Të fundit

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor...

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën...

Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar...

SHBA do të vendosë armë në hapësirë, çfarë është “Kupola e Artë” e propozuar nga Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në...

Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës; Një ndër furnizuesit kryesorë të heroinës

Redi Tusha është një ndër personat e shpallur në kërkim pas goditjes së grupit të organizuar kriminal shqiptaro-italian gjatë zhvillimit të operacionit “Ura”, që...

Lajme të tjera

Web TV