Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998.

Atë ditë në Tiranë u organizua një grusht shteti me në krye Sali Berishën, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Grupe të armatosura pushtuan për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi.

Berisha kërkonte dorëheqjen e Fatos Nanos, ndërsa e akuzonte për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Ishte mbledhja e qeverisë, dikush ruante shtëpinë, të tjerë të koordinuar sipas udhëzimeve që na kishte dhënë komandanti i Gardës, ca kaluan gardhin, ca nga tuneli.

I fundit fare ka ikur Edi Rama, ka dalë nga mbrapa ku del tek RTSH, Nano ka dalë në Dajt, më pas nga Librazhdi në Strugë, ishin 5-6 vetë. Unë kam ruajtur vilën me dy kolegë të mi. Ishte i vetmi rast që ka pranu që ta komandonim ne”, tha ai.

Agolli rrëfeu në “Top Story” dhe një incident në shtator 1999, kur iu rrezikua jeta në Lazarat.

Sipas Agollit, që në atë kohë shoqëronte zëvendës kryeministren Makbule Çeço, një grup personash të armatosur tentuan t’i vrisnin. “Ishim të mbaruar, nëse nuk do ndërhynte kryetari i Komunës”, tha ai, duke treguar se në atë periudhë ishte ish-deputeti Asllan Dogjani që drejtonte Policinë e Gjirokastrës, por ngjarja nuk u parandalua.

“Në shtator 99, na kanë qëlluar në Lazarat, me Makbule Çeçon, zëvendës kryeministre dhe drejtor policie ka qenë Asllan Dogjani. Unë kam qenë shoqëruesi personal. Atje kishte jo armë po… ç’të them. Kemi shpëtuar kot.

Falenderoj Dashamir Alikon, kryetar i komunës, që i mblodhi ata. Se ne ishim të gjithë të mbaruar. Për këtë, ke dëshmitar ish-deputetin Asllan Dogjani, ka qenë drejtor i policisë në Gjirokastër”, tha ai./e.t

Të fundit

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

Lajme të tjera

Web TV