Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për grupkapitullin “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, e dyta në më pak se një muaj.
Në emër të Shqipërisë, bisedimet i udhëhoqi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ishte i shoqëruar nga ministrja Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
“Hapja e sotme e 8 kapitujve të rinj pasqyron progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një shenjë e qartë se sa larg kemi arritur në një kohë kaq të shkurtër. Rruga jonë drejt BE-së nuk ka qenë kurrë më e qartë ose më e vendosur.
Ky grupkapitull përfshin politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital. Kjo do të thotë shërbime publike me të thjeshta dhe transparente, mbrojtje më të fortë për punëtoret dhe vende pune më të sigurta.
Po ashtu, bizneset shqiptare do të kenë mundësi të rriten dhe të jenë konkurrues në tregjet europiane. Ndërsa të rinjtë shqiptare do të kenë më shumë akses në arsim, bursa, kërkim shkencor apo edhe programet e trajnimit të Bashkimit Europian.
Pergjatë këtyre tetë muajve, Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Europian për 27 fusha. Fillimisht, u cel grupkapitulli i Themelorëve, që përfshin sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës. Me pas u hapen negociatat për Grupkapitullin e “Marrëdhënieve me Jashtë” si dhe “Tregut te Brendshëm”.
Ambicia e qeverisë është që deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt e integrimit, në mënyre që brenda 2030, të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian.
Ky objektiv u konfirmua edhe nga liderët dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, të cilët nga Tirana, rikonfirmuan mbështetjen për perspektivën europiane të Shqipërisë./e.t