Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë, tashmë që një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë territorin.

Çako, aktualisht e cilëson situatën të qetë, ndërkohë që vlerëson si qarqet më problematike nga zjarret ato të Vlorës dhe Lezhës.

Sipas kreut të AKMC, pjesa më e madhe e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut.

“Aktualisht kemi një intensitet të ulët zjarresh. Kanë qenë 16 vatra dhe vetëm një prej tyre është ende aktive. Ditët e mëparshme kemi pasur situata më të rënda. Qarqet më problematike kanë qenë në Vlorë, Lezhë e Kukës. Mbi 90% e rasteve janë me faktor njeri, lidhen drejtpërdrejt me djegien e kullotave dhe daljen jashtë kontrollit. Por nuk mund të përjashtojmë dhe tendencat kriminale”, tha Çako në A2 CNN. m.p.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV