Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alexis Petridis

Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në moshën 19-vjeçare, autore e një albumi debutues me shitje prej 18 milionë kopjesh, por ende e panjohur në terma festivalesh, ajo u shfaq shumë më e egër dhe jashtë kornizave sesa mund të prisje nga një ish-yll i Disney Channel-it që ishte shndërruar në yll adoleshent. Në një moment, ajo i përmendi me emër gjyqtarët që rrëzuan ligjin Roe v. Wade atë fundjavë, duke bërtitur: “Ju urrejmë! Ju urrejmë!”, dhe më pas këndoi bashkë me Lily Allen këngën “Fuck You”.

Tre vite më vonë, me një tjetër album të suksesshëm dhe tashmë në statusin e krye-emrit të natës, Rodrigo nuk bën diçka që mund të ndezë sërish polemika në Fox News. Por ajo mbetet e aftë të befasojë. Kur shpall ardhjen e një “të ftuari special – ndoshta kantautori më i mirë që ka dalë nga Anglia… një legjendë e Glastonbury-t dhe hero personal për mua”, shumëkush mendon menjëherë se do të dalë Ed Sheeran, me kitarën e tij akustike. Por kjo nënvlerëson vetë Rodrigo-n. Sepse në skenë shfaqet Robert Smith, legjenda e grupit The Cure, dhe ata këndojnë bashkë “Friday I’m In Love” dhe “Just Like Heaven”.

Sigurimi i pranisë së Robert Smith është – siç do të thoshin të rinjtë – një “super lëvizje”. E para sepse, siç e tregojnë reagimet spontane të publikut, ky ishte i vetmi “i ftuar sekret” që vërtet mbeti sekret. Dhe e dyta, sepse është një mënyrë e zgjuar për të tërhequr një audiencë më të larmishme se ajo që normalisht do të ndiqte një koncert të Rodrigo-s: ajo u bë e famshme me këngë që tingëllojnë si faqe ditari adoleshentësh të shoqëruara nga piano ose pop-punk i gjallë.

Por në të vërtetë, as që i duhej një legjendë e alt-rock-ut për të fituar publikun – ajo e kishte bërë këtë shumë përpara se të shfaqej Smith. E veshur me çizme Doc Martens me 18 lidhëse, Rodrigo është një performuese karizmatike, që përkëdhel publikun me lëvdata për pub-et britanike – “ku askush nuk të gjykon që pi një birrë në drekë” – dhe për legjendën e ëmbëlsirave të M&S, Colin the Caterpillar. Në mes të koncertit, ajo ndërron veshje me një palë pantallona të shkurtra me flamurin britanik dhe u kërkon fansave të saj të “mendojnë për dikë ose diçka që ju acaron vërtet fare” dhe të bërtasin gjatë këngës.

Lexo edhe :  Ronaldo i zhgënjeu të gjithë, zbulohet arsyeja e mungesës në funeralin e Diogo Jotës

Nga ana teorike, stili i saj muzikor ekziston në dy pole që nuk duhen përzier lehtë – baladat e buta me ndikim nga rock-u i viteve ’70 dhe pop-punk-u me energji të lartë. Por në interpretim live, këto përzihen më natyrshëm, dhe sidomos pjesët me kitarë tingëllojnë më të egra, më të “ngërthyera”, më autentike. Por elementi që i lidh është cilësia e shkrimit të këngëve, që është e qëndrueshme:

“Get Him Back!” ka një refren të paharrueshëm, që do ta kishin lakmuar dhe Chinn & Chapman për Suzi Quatro-n;

“All-American Bitch” është therëse dhe plot humor;

ndërsa “Vampire” kalon nga melankolia e zymtë në një shpërthim teatror plot vrer, me mjeshtëri të rrallë.

Edhe pse pjesët më të zhurmshme janë më të menjëhershme live, duke u dhënë hapësirë muzikantëve të saj të shkëlqejnë, e gjithë struktura e koncertit është e balancuar në mënyrë perfekte. Edhe nëse nuk je ndër ata fansat e rreshtuar në barrikadën e parë – të cilët shfaqen në ekranet e mëdha duke kënduar me pasion, por edhe disi të hutuar kur vjen momenti i Robert Smith – performanca nuk humbet ritmin asnjë çast.

Dhe më shumë se çdo set tjetër i madh këtë vit, kjo ndjesi e ngjarjes së madhe e shoqëron deri në fund. Kur koncerti mbyllet me fishekzjarrë, mbetet e qartë se në moshën 22-vjeçare, një yll adoleshent mund të ketë vjedhur shfaqjen në mënyrë të papritur, por plotësisht të merituar.

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV