Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë.
Në foto shihen qartë se zona është e mbuluar plotësisht nga një shtresë mjegull, duke e bërë të vështirë shikueshmërinë për pushuesit.
Megjithatë kjo gjë nuk i ka ndalur pushuesit të shijojnë edhe këtë të premte bregdetin. m.p.