Debutimi zhgënjyes i prish planet, Ferrari bën modifikime për garën e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimi i sezonit të 2020-ës në Formula 1 ka qenë mjaft zhgënjyes për skuadrën e Ferrarit.

“Kokëkuqja” pati disa vështirësi dhe nuk e përfundoi siç pritej garën në Austri. Ndonëse talenti i ri i kësaj skuderie, Charles Leclerc zuri vendin e dytë, katër herë kampioni i Formula 1, Sebastian Vettel u rendit i dhjeti.

Gara e dytë e këtij sezoni do të zhvillohet po në këtë shtet, dhe aty makina italiane do të provojë disa modifikime.

Performimi në të njëjtën pistë do të tregojë nëse këto ndryshime do të adaptohen te njëvendëshja italiane dhe nëse do të jenë ato të duhurat apo jo.

Ndryshimet në fjalë ishin parashikuar të bëheshin në garën e Hungarisë pas 2 javësh,  por duke parë situatën u vendos të testoheshin në Austri.

Modifikimet që janë kryesisht aerodinamike dhe në telajo, kanë si qëllim t’i japin makinës më shumë shpejtësi në pistë, sidomos në pjesët e drejta të saj.

Së fundmi ka mbërritur dhe pjesa e poshtme e makinës që pritet t’i japë më shumë ekuilibër, si dhe ajo e përparme. Ndërsa pritet të bëhen edhe ndryshime të tjera.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV