Balla: Mbështesim hapjen e listave, pakti i “5 qershorit” nuk preket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka deklaruar se shumica e shqiptarëve mbështet hapjen e listave dhe këtë e mbështet dhe forca politike ku ai bën pjesë.

Por sipas tij, kjo është nismë e pavarur, që nuk prek draftin e marrëveshjes së 5 qershorit me PD-LSI.

“Na rezulton se shqiptarët duan që të shprehin një votë jo vetëm për kryetarin e partisë, por edhe një votë për njërin për kandidatët në listën e secilës prej partive që marrin pjesë në zgjedhje. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare. Ky është një hap i rëndësishëm për një demokratizim më të plotë të jetës politike në vend. PS-ja ka qenë refleksion i asaj që do shumica dhe në këtë këndvështrim, mbështesim një hapje të listave, që mund të garantojë garancitë e përfaqësimit të drejtë gjinor, që të mos kemi vetëm burra në parlament. Procesi për hapjen e listave ecën në mënyrë të pavarur nga drafti i 5 qershorit. Në kodin zgjedhor është depozituar në 1 korrik, në 15 korrik komisioni i ligjeve do i diskutojë dhe nuk do të preket asnjë prej atyre. Janë dy procese që ecin në mënyrë të pavarur nga njëra tjera” tha ai.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Lajme të tjera

Web TV