Karantina duket se ka qenë e vështirë për shumicën e njerëzve në gjithë botën. Kishte nga ata që nuk mund ta përballonin dot mbylljen, pasi ishin mësuar gjatë gjithë kohës në liri.
Rasti më i veçantë është një 53-vjeçar nga Orange County, California, i cili tejkaloi përpjekjet e të gjithëve, duke krijuar një kafene në oborrin e pas shtëpisë.
Gjatë kohës së tij të lirë në pak më shumë se tre muaj, ai ka ndërtuar vendin e tij të ëndrrave, një kafene të quajtur La Vida. Në vend që të hidhte larg të gjitha materialet e papërdorura dhe plehrat nga punët e tij të mëparshme, ai u dha atyre një rezultat të ri.
Lokali në oborrin e shtëpisë së tij, u bë viral në internet, madje krijoi kryetituj në tabloide të ndryshëm.
Bo.Ba/fjala.al