Dosja 456 e Camajt/Gentiana Sula: Ja pse studiuesit e morën shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E shkuara e shkrimtarëve Ernest Koliqi e Martin Camaj, nëse kanë qenë bashkëpunëtore të agjenturave të huaja, pas publikimit të dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane, ka hapur shumë debate në publik.

Ditën e djeshme Kryetarja e Autoritetit për Informacion për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka firmosur një urdhër hetimi pas denoncimit publik nga studiuesi Ardian Ndreca për daljen e dosjes së Martin Camajt në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë sot, Sula përmes një statusi në Facebook deklaron se dosje për qëllime kërkimore apo të edukimit qytetar janë të garantuar.

Ndërkohë Sula sqaron se studiuesit Tare apo dhe  studiuesve të tjerë që paraqiten kërkesë ne AiDSSh për dosjen Camaj, janë shërbyer shumë shpejt, meqë dosja ishte përgatitur me herët për studiuesin Demiraj te Universitetit Ludëig Maximilian.

Autoriteti mund të vendose trajtim prioritiar te kërkesave nëse evidentohet interes publik.  Prandaj kërkesat studimore të kësaj jave për albanalogun Camaj janë trajtuar me përparësi për shkak të debatit publik për këtë figurë historike.

Postimi i plotë i Gentiana Sulës

Dëshiroj të sqaroj shkurt  që qasja në dosje për qëllime kërkimore apo të edukimit qytetar është e garantuar, por behet konform ligjit  45/2015, dhe vendimet ( te pakten 3 ) i  publikojmë online dhe letër.

Herën e parë që kërkohet një dosje, procesi është shumë i gjatë sepse përfshin kërkim në arkiva, deklasifikim, dixhitalizim, anonimizime, te cilat janë subjekt i vendimeve kolegjiale.

Herën e dytë e tutje,  bëhet fare shpejt sepse nevojitet vetëm legjitimim i kërkesës  dhe firmosje e deklaratës se konfidencialitetit.  Prandaj studiuesit Tare apo dhe  studiuesve të tjerë që paraqiten kërkesë ne AiDSSh për dosjen Camaj, janë shërbyer shumë shpejt, meqë dosja ishte përgatitur me herët për studiuesin Demiraj te Universitetit Ludëig Maximilian.

Lexo edhe :  Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Autoriteti mund të vendose trajtim prioritiar te kërkesave nëse evidentohet interes publik.  Prandaj kërkesat studimore të kësaj jave për albanalogun Camaj janë trajtuar me përparësi për shkak të debatit publik për këtë figurë historike.

Publikimi i materialeve është hallka tjetër që bëhet me kërkesë të posaçme,  pasi merret mundësisht opinioni dhe burime te tjera përmes familjes se personit historik.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

E frikshme! Një avion i Lufthansas fluturoi pa pilot për 10 minuta, zbardhet raporti

Një fluturim i Lufthansas me 205 persona në bord mbeti pa pilot për 10 minuta, shkruan CNN sot, pasi...

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i...

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të 18-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Afera Partizani, Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në orën 09:30 në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Po...

Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve

Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit. Nga një përditësim i bërë së fundmi nga Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV