Kukësi, vetëm 4 pikë pas Tiranës, Shehi: Urojmë të gabojë kundërshtari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka marrë një fitore të rëndësishme të shtunën ndaj një kundërshtari të vështirë si Teuta dhe tanimë skuadra e tij ndodhet vetëm 4 pikë, teksa kanë mbetur edhe 9 pikë në lojë, por Orges Shehi mbetet me këmbë në tokë.

“Kampionati nuk është në dorën tonë, – ka deklaruar trajneri i Kukësit. – Shpresojmë që kundërshtari të gabojë. Për dy javë jemi në 4 pikë diferencë. Nuk di të them me përqindje sa kemi shanse. Duam të fitojmë ndeshjet 100%.”

“Ekipi po vjen në nivel konkurrues, – ka vijuar ai. – 5 gola ndaj dy kundërshtarëve është vërtet shumë. Ka shumë vlerë fitorja sot (dje), sepse është një fitore. Situata psikologjike, duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Na mban pranë objektiva. Por mendoj për të mërkurën, sepse është një tablo tjetër. Para pak ditësh luajtëm me Teutën. Na vendos në presion lart, ndaj e ndërtuam formacionin në bazë të kundërshtarit.”

“Edhe ne u munduam të ruanim energjitë, sepse kemi ndeshjen të mërkurën, – ka pohuar durrsaku i stolit kukësian. – Prandaj duhet t’i bënim shpejt zëvendësimet dhe të menaxhonim lojën. Nuk është situatë normal të luash çdo 3 ditë me këtë vapë dhe pas një mungese të gjatë. Por ne e vazhduam aty ku e lamë. Luajtëm ndaj kundërshtarit më të mirë të momentit. Por tani nuk është në dorën tonë. Kur je në garë me kundërshtarin, stafi dhe ne jemi para televizorit.”

“Kjo ishte puna, duhej ta vlerësonim ndeshjen tonë. E kemi ndjekur kundërsharin, por duhet të bëjmë punën tonë”, – ka përfunduar trajneri i Kukësit, Orges Shehi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llajtën: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në...

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Lajme të tjera

Web TV