Von der Leyen përshëndet dialogun Kosovë-Serbi

President of the European Commission Ursula von der Leyen delivers a speech at a ceremony to mark the 50th anniversary of World Economic Forum during the WEF's annual meeting in Davos, on January 20, 2020. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur dialogun Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Leyen shkruan se e mirëpret vazhdimin e dialogut dhe se do të mbështesë këtë proces në hapat e ardhshëm.

“Mirëpres vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Do të jap mbështetjen time të plotë për hapat e ardhshëm në proces”, shkroi Von der Layen.

Von der Layen përsëriti mesazhin e Josep Borrell, i cili si ndërmjetës kryesor në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, theksoi se BE “ishte dhe do të jetë e gatshme të mbështesë dhe të lehtësojë përpjekjet për të gjetur një marrëveshje përfundimtare dhe juridikisht detyruese”.

Ndërkohë takimi i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të enjten, më 16 korrik në Bruksel./Re.Gu/fjala.al